Del i rremë lajmi për stërvitjen greko-amerikane në Egje

Raportohet se nuk janë të vërteta pretendimet e Greqisë se ajo do të zhvillojë stërvitje të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në detin Egje.

Në disa portale ka qarkulluar lajmi se aeroplanmbajtësja amerikane “Eisenhower”, një nga njësitë më të rëndësishme që tregon fuqinë e flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) e kishte kthyer timonin nga ishulli i Kretës për të zhvilluar kinse stërvitje të përbashkët me Greqinë në detin Egje.

Sipas lajmeve në fjalë aeroplanmbajtësja “Eisenhower” në fundjavë kishte kaluar kanalin e Suezit bashkë me 12 anije të tjera luftarake dhe do të zhvillonte në detin Egje me Forcat Ajrore greke një stërvitje të përbashkët që do zgjaste rreth 10 ditë.

Por sipas informacionit që korrespondenti i agjencisë Anatolli (AA) ka arritur të marrë nga burimet e sigurisë këto lajme nuk pasqyrojnë të vërtetën.

Përkundër kësaj mësohet se aeroplanmbajtësja amerikane “Eisenhower” në ditët në vijim do të zhvillojë në Mesdhe ushtrime detare bashkë me anijet e Forcave Detare turke, që marrin pjesë në operacionin “Mburoja e Mesdheut”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet