Deklaroi se koronavirusi s’është i vërtetë por veçse një shpikje, nisin hetimet për analistin e njohur

Në një kohë kur bota ka shpallur pandeminë, nga e cila aktualisht numërohen 42,344 vdekje, analisti Olsi Jazexhiu është shprehur publikisht se nuk beson se koronavirusi është i vërtetë dhe se e gjitha është një shpikje.

Në postimet e tij në Facebook, Jazexhiu ka rrëzuar poshtë vërtetësinë e virusit, ndërkohë që nuk ka kursyer edhe komente ndaj masave shtrënguese të marra nga qeveria Rama. Mësohet se ditën e djeshme janë marrë nën hetim 10 qytetarë, për “deklarata të gabuara”, në mesin e tyre edhe Jazexhiu.

E ftuar mbrëmë në emisionin “Open”, gazetarja Anila Hoxha deklaroi se për të dhe të tjerët kanë nisur hetimet dhe se tashmë dosja gjendet në prokurori, raporton Top Channel.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet