Deklarata skandaloze nga drejtoresha e RrGK-së, Igballe Rogova, e krahason Presidentin e Turqisë me Millosheviqin

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës mbajti një protestë në mbështetje për Organizatën YPG, zgjatje e organizatës terroriste PKK në Siri, transmeton Gazeta e Re.

Në njoftim është shkruar se “edhe Kosova i bashkëngjitet kësaj proteste” por realiteti në terren ishte ndryshe, RrGK nuk arriti të mblodhi as 10 veta për këtë ngjarje.

Në mungesë të mbështetjes ngjarja zgjati vetëm 6 minuta.

Populli i Kosovës nuk e mbështeti këtë protestë anti Turqi për të cilën është mirënjohës për kontributin në luftën për çlirimin e Kosovës dhe më pas rolin e rëndësishëm që Shteti i Turqisë pati gjatë shtet-ndërtimit të Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesja e kësaj organizate, Igballe Rogova para kamerave doli me një deklaratë skandaloze ku ajo e krahasoi Presidentin e Turqisë me Millosheviçin, duke injoruar faktin që Shteti i Turqisë në krye me Rexhep Tajip Erdogan ishte ndër vendet e para që e pranoi pavarësinë e Kosovës, madje edhe loboj tek shtete aziatike dhe ato arabe për Kosovën.

Ajo tha se “sot jemi mbledh të protestojmë vetëm kundër Erdogan e jo kundër popullit turke”.

Ajo me këtë deklaratë ka injoruar faktin se me fillimin e operacionit më 9 Tetor e gjithë populli i Turqisë u mobilizua me një zë duke mbështetur këtë operacion antiterrorist të Ushtrisë Turke në veri të Sirisë.

Në anën tjetër protesta e RrGK-së përveç që nuk gjeti mbështetje kjo event madje u protestua nga disa kalimtar rasti të cilët thanë se “ata (RrGK) po mbështesin një organizatë terroriste e cila është edhe në listën e organizatave terroriste të BE-së, NATO-s dhe ShBA-së.

Ndryshe, më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë. /Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet