Deklarata e Hazirit në tetor: Kurti mund të shkarkojë ministrat pa u konsultuar me LDK-në

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë Kurti. Deri te kjo erdhi pasi LDK tha se nuk mund të toleronte shkarkimin e ministrit Agim Veliu nga ana e kryeministrit Albin Kurti pa konsultim paraprak me ta.

Mirëpo, në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini më 29 tetor 2019 kur koalicioni ende nuk ishte arritur, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kishte deklaruar se kryeministri mund të shkarkonte ministrat pa u konsultuar me LDK-në.

“Pa u konsultuar me kurrkënd mund të bëjë kryeministri shkarkimin. Emërimin nuk e bën pa u konsultuar. Shkarkimin e bën në çdo kohë pa u konsultuar me kurrkënd, por vendimet në kabinet janë kolektive”, pati deklaruar atë kohë Haziri.

Ndryshe, LDK përmend edhe çështjen e tarifës si një prej arsyeve që kërkon të dalë nga koalicioni qeverisës.

 

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet