Dedikimi prekës i presidentit të Fenerbahçes për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi i cili ishte sulmues për një vit në ekipin e Fenerbahçes, tashmë do të zhveshë fanellën e kërij ekipi pasi që ka nënshkruar marrëveshje transferi me Lazion e Italisë, shkruan Kosova Post.

Por largimi i Muqiqit nga Fenerbahçe i ka mërzitur të gjithë, madje edhe vetë presidentin e ekipit Ali Koç, i cili pavarësisht se shprehet i pikëlluar për largimin e Muriqit, ai në emër të ekipit i uron suksese tek Lazio.

“Vëllai Vedat po na lë, ne jemi të  mërzitur, e kemi dashur shumë, edhe pse ishte vetëm një vit në Fenerbahçe. Tifozët tanë e donin shumë. Ai bëri gjithçka për Fenerbahçe me zemrën e tij të guximshme. Shpresoj se do t’ia plotësojmë vendin. Ky transferim për Vedatin ishte i dëshirueshëm. Rruga e mbarë suksese Vedat…!”, ka thënë presidenti i Fenerbahçes Ali Koç.

 

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet