Dëbimi i anëtarëve të FETO-s, Lekaj: Kompania kishte të drejtë për leje fluturimi

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se ministria që ai drejton nuk ka asnjë përgjegjësi rreth verifikimit të qëllimit të fluturimeve që kërkojnë leje, dhe se kompania që ka kryer deportimin e gjashtë shtetasve turq ka vërtetuar ligjërisht se ka të drejtën e lejes për fluturim.

Para Komisionit Hetimor Parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve, Lekaj sot ka thënë se nuk ka dëshmi për shkelje në këtë rast nga ana e ministrisë që ai drejton, ndërsa shtoi se në aspektin për siguri ai nuk mban përgjegjësi dhe se dikasteri që ai drejton ka vepruar sipas kompetencave.

Ndryshe, më 29 mars të këtij viti, gjashtë shtetas turq, pjesëtarë të rrjetit terrorist FETO u deportuan nga Kosova dhe u dorëzuan në Turqi.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet