David Silva zhvilloi ndeshjen e fundit në Premier ligën angleze

“Faleminderit @premierleague! Ishte goxha një udhëtim”, tha Silva, 34 vjeç, në Twitter.

Mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, David Silva zhvilloi ndeshjen e tij të fundit në Premier ligën angleze, teksa ai u përshëndet të dielën.

“Faleminderit @premierleague! Ishte goxha një udhëtim”, tha Silva, 34 vjeç, në Twitter.

“Jam kënaqur dhe kjo ishte e fundit në Premier ligë, por ne duhet të përqëndrohemi në Champions League”, tha ai pas ndeshjes kundër Norwich Cityt, të cilën Manchester e fitoi 5-0 në shtëpi.

“Për të fituar kaq shumë tituj dhe mënyrën se si e kemi bërë atë, natyrisht, jam shumë krenar”, tha Silva dhe shtoi se do t’i mungojë Manchester City.

Kontrata e tij me skuadrën angleze do të skadojë më 31 korrik.

Silva në vitin 2010 arriti në Manchester City nga klubi spanjoll Valencia, me ç’rast zhvilloi 309 ndeshje në Premier ligë.

Ai fitoi 4 tituj në Premier ligën angleze, në vitin 2012, 2014, 2018 dhe 2019.

Silva ishte një nga lojtarët kyç në ekipin kombëtar spanjoll, kur Spanja fitoi Kupën e Botës në vitin 2010.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet