Dasmë e veçantë në Petrovë të Shtimes, krushqit e marrin nusen me motocross (Video)

Përditë po ndryshojnë traditat. Dikur krushqit udhëtonin në këmbë ose me qerre me kuaj për ta marr nusen, por sot edhe këto mënyra tradicionale të transportit, kanë pësuar ndryshime. Për shembull, edhe pse pakkush ka mundur ta marr me mend, ka pasur rast kur nusja është marr edhe me helikopter.

Kështu edhe Halit Rexhaj pati një ide brilante për dasmën e tij. Rexhaj i cili vjen nga Petrova e Shtimes, vendosi ta marrë nusen e tij me motor, shkruan Gazeta e Re.

Bajraktari ishte motoristi i parë që mbante flamurin kombëtar, duke i prirë kolonës me afro 20 krushq, që të gjithë motoristë. E motori që voziste nusen e dhëndrin kishte të vendosur një lloj qerreje ku ata të dy qëndronin në këmbë.

Parakalimi i tyre zgjoi kureshtjen e shumë qytetarëve të cilët përshëndesnin çiftin dhe xhironin parakalimin.

Rexhaj është pjesëmarrës i rregullt i garave të motocross, ndërsa ka fituar titullin e nënkampionit të Kosovës e Shqipërisë gjatë vitit 2014-2016. /Arbenita Bungu/Gazeta e Re/

 

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet