Darka për ushtrinë: Duda Balje tregon atmosferën e takimit me Presidentin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje nuk e ka lënë të ikë pa u vërejtur takimi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ajo në Facebook ka publikuar një foto duke treguar atmosferën e këtij takimi.

“Në darkë me presidentin e Kosovës”, ka shkruar Balje.

Më herët, presidenti Thaçi ka thënë se sonte ka takuar deputetët e grupit parlamentar 6 plus, grup ky që kryesisht përbëhet nga minoritarë joserb.

Thaçi ka thënë se ka marrë mbështetje nga ky grup për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet