Dardanët nuk i lënë vetëm asnjëherë lojtarët e Kosovës: Pritja madhështore e tifozëve në Han të Elezit në rrugëtimin drejt Shkupit

Kosova është gati për ndeshjen përballë Maqedonisë së Veriut në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë do të jetë mysafir i shtetit fqinj në ndeshjen që luhet në Shkup nga ora 20:45 më 8 tetor (e enjte).

Gjatë rrugëtimit për në Maqedoninë e Veriut, Dardanët kanë dalë në rrugë që t’u urojnë shumë fat lojtarëve tanë për këtë ballafaqim historik

Tashmë është e ditur se tifozët nuk do të lejohen të jenë prezent në stadium, mirëpo që përkrahja e tyre nuk ka munguar përgjatë rrugës së lojtarëve të Kosovës.

Dardanët ishin të mbledhur në Han të Elezit për t’u treguar tanëve se nuk janë vetëm në këtë takim edhe pse do të luajnë në stadiumin pothuajse të boshatisur.

Kosova është nisur për në Shkup vetëm për fitore, në mënyrë që të realizohet ëndrra e shumë gjeneratave për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian që luhet në verën e ardhshme.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet