Damka: Vendimi i Haradinajt është një veprim dinjitoz dhe duhet përshëndetur

Deputeti turk i Parlaemntit të Kosovës, nga rrallët e komuniteteve, Fikrim Damka përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka reaguar pas dorëheqjes së dhënë dje nga kryeministri Ramush Haradinaj me arsyetimin se është thirrur nga Gjykata Speciale për intervistim si ish-luftëtar i UÇK-së.

Damka në postimin e tij dorëheqjen e Hardinajt e ka konsideruar si një veprim për tu përshëndetur

Ja postimi i plotë i Damka-s

Ofrimi i dorëheqjes nga pozita e kryeministrit nga ana e Z. Ramush Haradinaj, është një veprim për tu përshëndetur, këtë veprim dinjitoz e ka bërë me të vetmen arsye për ta mbrojtur reputacionin, imazhin dhe vlerat e Republikës së Kosovës. Ne jemi të vetëdijshëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës UÇĶ-së ka qenë luftë e pastër dhe e drejtë. Ne si komunitet Turk jemi mirënjohës ndaj kryeministrit Haradinaj sepse çdo herë ka qenë i gatshëm të ofrojë përkrahjen e duhur në përmirësimin e kushteve për komunitetin tonë. Pas dorëheqjes së Z. Ramush Haradinaj Kosova tani është në një situatë të re, por ne si deputet nga radhët e komunitetit Turk të Partisë Demokratike Turke të Kosovës KDTP-së, jemi të gatshëm të japim kontributin tonë për proceset që e qojnë Kosovën përpara. Ashtu sikur në të kaluarën edhe tani e tutje do të jemi të gatshëm të jemi pjesëmarrës në proceset të cilat janë në interes të Kosovës. Me respekt.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet