Damka: Seancë e thirrur nga opozita për pjesëtarët e FETO-së ka një prapavijë apo qëllim jo të mirë

Çështja e deportimit të gjashtë pjesëtarëve te FETO-së të dëbuar nga Kosova në marsin e vitit të kaluar, ishte tema e diskutimit në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, njofton Gazeta e Re.

Gjashtë pjesëtarë e organizatës terroriste FETO të arrestuar në Kosovë lidhur me lidhjet me shkollat e financuara nga Fethullah Gulen që qëndrojnë pas një tentim grusht-shteti të dështuar 2016 janë ekstraduar në Turqi në fundin e marsit 2018.

Në fjalimin e tij në Kuvend, deputeti turk nga rrallët e partisë KDTP, Fikrim Damka fjalën e saj filloj duke shtruar një pyetje iniciatorëve të kësaj seance. Ai tha se kjo seancë e thirrur nga opozita ka ndonjë prapavijë apo qëllim jo të mirë.

Ai shtoi se thirrja kaq e ngutshme për seancën e sotme duket se sikur jemi në një gjendje lufte me ndonjë shtet armik shume të madh.

Ja fjalimi i plotë i Damka-s:

“Unë para se të filloj fjalimin tim dëshiroj te beje  pyetje iniciatorëve te kësaj seance se a mos jemi ne ndonjë gjendje te jashtëzakonshme pse jemi thirrur sot me kaq urgjencë.

Thirrja kaq e ngutshme për seancën e sotme mua mu duk se sikur jemi ne gjendje lufte me ndonjë shtet armik shume te madh.

Neni 38 i rregullores se kuvendit e parasheh se mund te kemi seance te jashtëzakonshme kur ka për tu shqyrtuar një çështje te ngutshme , prandaj duke u nisur nga ky parim i çështjes se ngutshme unë ju pyes se çka përmban ky raport qe te na mbledh neve sot ne seance te jashtëzakonshme.

Unë po mendoj se nuk ka asgjë te rëndësishme sepse kjo çështje është e rregulluar me ane te komisionit përkatës, por unë si përfaqësues i popullit mund te them se kemi pune shume me te rëndësishme dhe me urgjente nga kjo qe sot jemi këtu, dhe ai është miratimi i ligjeve te cilat drejtpërsëdrejti ndikojnë ne rregullimin e jetës se qytetareve te vendit tone dhe institucioneve tona, por duke i anashkaluar këto opozita vazhdimisht ka munguar ne seancat për votimin e ligjeve vitale dhe si pasoje e mungesës se tyre nuk ka pasur kuorum për votim te ligjeve.

E këta tash na thërrasin neve ne seancë te jashtëzakonshme për një teme e cila është shume e zakonshme për komisionin dhe institucionet tona.

Unë po mendoj se e tere kjo ka ndonjë prapavije apo qellim jo te mire:

Me ul reputacionin e  shtetin tone

Dëmtimi I raporteve te shkëlqyeshme midis Kosovës dhe Turqisë

Të sulmohet pa nevoje presidenti i Kosovës i cili u përgjigj thirrjes se komisionit për përgjigje por nuk mori përgjigje prej komisionit

Te tregohet mosrespektimi dhe ulja e kredibilitetit ndaj institucioneve tona

Te nderuar ne e digjmë mjaft mire se neni 71 i cili taksativisht e  rregullon punën dhe veprimin e komisionit parlamentar dhe komisioneve te tjera çka përmban, por anëtarët e komisionit nga rrallët e opozitës ata atë cilët sot na thirren këtu fare nuk e kane respektuar këtë komisioni duke mos marre pjese ne mbledhje dhe duke shkaktuar mungesa te kuorumit dhe duke treguar jo seriozitet, e sot ata na  bëjnë këtë çështje shume serioze dhe e trajtojnë si çështje e rëndësishme. Po te ishte kaq serioze dhe e rëndësishme atëherë iniciuesit e kësaj seance do ta trajtonin ashtu edhe ne mbledhjet e komisionit.

Raporti i përpiluar nga ana e komisionit është një raport fatal dhe dështim juridik ne te cilën vet komisioni ka bere gabim ne angazhimin e ekspertit ndërkombëtar, pikërisht ku ka caktuar një ekspert nga Amerika ,dhe këtu kemi konflikt sepse Amerika është shteti i cili e strehon kryesorin e kësaj organizate terroriste, e na presim qe i  njëjti te jete i paanshëm dhe transparent, unë ju pyes juve a ka logjike qe dikush qe strehon kryesorin e organizatës terroristëve e pastaj te beje një ekspertizë te besueshme.

Te nderuar për këtë teme vazhdimisht po përmendet te drejtat dhe liritë themelore te njeriut por unë mendoj se kjo nuk k atë beje me te drejtat apo liritë themelore te njeriut por kjo ka te beje me TERORIZEM, një virus I cili shkakton dëme te pariparueshme ne tere boten. Prandaj unë beje apel te gjithëve qe këtë çështje ta trajtojmë nga këndvështrimi i luftimit te terrorizmit e jo te drejtave apo lirive te njeriut.

Por edhe nëse shikohet nga këndvështrimi i lirive dhe te drejtave te njeriut, Organizata dhe pjesëtarët e organizatës FETO ne natën e 15 Korrikut janë ata qe brenda disa orëve kane qene shkaktar te vdekjes e 250 personave te pafajshëm ku ne mesin e tyre kishte gra, fëmije, pleq, persona me aftësi te kufizuar e te tjerë, dhe lëndimin e mbi 2500 personave te cilët me te vetmin qellim kane dale ne mbrojtje te shtetit te tyre, atëherë le te flitet edhe kjo shkelje flagrante e lirive dhe te drejtave te njeriut.

Gjate dëbimit te 6 pjesëtarëve te organizatës terroriste FETO nga shteti ynë, kjo ka te beje vetëm me terrorin dhe luftimin e terrorizmit dhe nuk është diçka shqetësuese sepse ne te drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjet midis shteteve kjo është ne rregull. Po te shikohet edhe ne Protokollin 7 te Konventës Evropiane te Lirive dhe Te drejtave Te njeriut Neni 1 paragrafi 2 e parasheh se “nder te tjera, ky dëbim është e domosdoshme ne interes te rendit publik apo është bere për arsye te sigurisë kombëtare ne te cilën unë besoj AKI-ja edhe policia e Kosovës kane pasur arsye te mjaftueshme për te vepruar.

Unë nuk jam jurist, as prokuror e as gjyqtar, por për te dëbuarit,  nëse analizohet dhe hulumtohet mire do te vërehet se mbi bazën e çfarë vepre penale janë duke u gjykuar ne Turqi, është aktakuze me qindra apo mijëra faqe ku detajesh sqaron se këta kane lidhje direkte ne lidhje me Puqin ne Turqi. Unë publikisht beje  thirrje  komisionin përkatës qe te marrin pjese ne procesin gjyqësor ku janë duke u gjykuar të dëbuarit nga Kosova.

Aq me tepër raporti ne lidhje me dëbimin e shtetasve turq ne asnjë rrethane nuk ka përmendur qe organizata terroriste FETO se si ka bombarduar parlamentin e Turqisë, si ka bere shkelje marramendëse te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut, dhe marrjen e shume jetëve te personave te pafajshëm dhe lëndimin e tyre. Ku para disa ditësh pikërisht deputeti nga radhët e vetëvendosjes z.Albin Kurti ishte ne vizite ne Turqi dhe është pritur ne mënyrë madhështore ne këtë parlament ku ishte bombarduar nga këta terrorist.

Pas shume vërejtjeve ndaj institucioneve te Kosovës unë dhe kolege ime deputete znj. Muferra Sinik vazhdimisht kemi tërhequr vëmendjen e opinionit se kjo organizate terroriste edhe duke operuar edhe ne Kosove dhe se paraqet një rrezik potencial dhe urgjentisht duhen ndërmarrë  masa te nevojshme.

Ne këtë raport kishim pritur edhe rekomandimet se si duhet vepruar ndaj kësaj organizate terroriste jo vetëm vërejtje për institucionet tona.

Sa i përket çështjes se terrorizmit dhe kësaj organizate ne mund te marrim shembull edhe 22 shtet te tjera ne mbare boten se si kane vepruar ndaj kësaj organizate, edhe shtetet ne rajon te njëjtën e kane bërë por vetëm Kosova jo.

Ne si GP6+ jemi kundër miratimit te këtij raporti te njëanshëm dhe selektive.”

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet