Dallimi mes alergjive dhe koronavirusit, mjekët: Temperatura, simptoma kryesore për virusin

Shpeshherë qytetarët ngatërrojnë simptomat e koronavirusit me ato të alergjive, mjekët alergolog thonë se shenja dalluese mes dy rasteve është temperatura e lartë e trupit ndërsa thonë se ka pasur një shtim të vizitave për alergjitë. 

Rreziku i përhapjes së koronavirusit i bënë qytetarët të ndihen të frikësuar sa herë që ndiejnë simptoma të ngjashme me ato të covid 19.

Por mjekët alergologë bëjnë të qartë dallimin midis shenjave të dyja rasteve.

Mjekja alergologe në qendrën shëndetësore të specialitetev 2 në Tiranë Alketa Ibranji thotë se temperatura është simptoma dalluese.

“Dallimi kryesor që ne vërejmë tek pacienti është pikërisht temperatura. Një alergji nuk jep kurrë temperaturë”.

Alergjitë stinore gjithmonë i kanë drejtuar qytetarët të mjeku, ndërsa prej këtyre të fundit pohohet se ka pasur një fluks të pacientëve.

“Nëse në periudhën e izolimit ka pasur një fluks telefonatash, tani me lehtësimin e masave dhe aksesin më të lehtë të pacientëve në spitale ka një fluks tjetër”.

Por pavarësisht kësaj, bluzat e bardha apelojnë qytetarët të tregohen të kujdesshëm për çdo simptomë që paraqesin, duke kërkuar fjalën përfundimtare nga mjekut për gjendjen e tyre shëndetësore.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet