Dalin emrat, kush janë mediat shqiptare që janë financuar nga shteti grek

Pas skandalit të publikuar ditën e djeshme që mjaft media në vendin tonë janë financuar nga Greqia, Fax News ka siguruar edhe emrat.
Bëhet fjalë  për portalet dhe institucionet: Albanian Free Press, Noa.al, Himara.Gr, Epirus (gazetë në veri të Greqisë), Instituti i Studimeve Mediatike.

Por kjo nuk është lista e plotë, dyshohet se ka edhe mjaft media të tjera  që ende nuk janë bërë publike.

Dyshohet se mediat dhe gazetarët shqiptarë kanë përfituar ndër vite miliona euro nga shteti fqinj, por së fundmi vëmendja e shtetit fqinj ishte përqendruar tek marrëveshja per delimitimin detar mes 2 vendeve. Dyshohet se financimi është bërë për mos trajtimin apo lënie në heshtje të çeshtjes çame dhe ndarjes së kufijve ujorë.

Greqia ka nisur hetimet pas publikimit të skandalit se janë shpenzuar miliona euro nga ministria e Jashtme greke për të finacnuar me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit.

Janë qindra mijera euro që jepen në aktivitete në Shqipëri, ndërsa ajo çka thuhet jo zyrtarisht nëpër korridoret e ministrisë së Jashtme greke, është fakti që për të bërë marrëveshjen e detit mes dy vendeve, duhet të paguash mirë portalet shqiptare.

Prokuroria e Athinës ka ndërhyrë për të hetuar për fondet “sekrete” të Ministrisë së Jashtme dhënë mediave shqiptare

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias në ceremoninë e sotme të dorëzimit të detyrës i pyetur në lidhje me këtë çështje  i acaruar  përdori fjalët ‘idiotësi’  dhe ‘mungesë serioziteti’.

‘Nëse është e vërtetë, gjithçka që thuhet është sikur t’u tregojmë të huajve, se nuk jemi seriozë. Ne bëmë një ligj të posaçëm për fondet sekrete të cilat kontrollohen dhe miratohen nga një këshill dhe shkojnë drejtpërdrejt në parlament’, tha ai.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet