Daka: Kush ka prova kundër KQZ-së t’i dorëzojë në Prokurori, po sulmohemi me tendencë

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se kush do që ka prova që ky institucion i ka mohuar të drejtën e votës ndonjë personi, le t’i drejtohet Prokurorisë, raporton Ekonomia Online.

Ajo gjatë mbledhjes së KQZ-së, si reagim ndaj deklarimit tëAli Ramës, ka thënë KQZ-ja është duke bërë krejt ç’farë mundet sipas ligjit, që ç’do qytetarë ta ushtrojë të drejtën e votës.

“Edhe tendencat që çdo gjë që ndodhë në KQZ të paraqitet si tendencë për të penguar dikë është qasje shumë e gabuar. Mos harroni se është pikërisht kjo KQZ për 10 ditë ua ka mundësuar 150 mijë qytetarëve jashtë Kosovës që të aplikojnë, të verifikohen dhe të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, përkundër faktit se ju po tentoni në çdo mënyrë me tregu se KQZ-ja po i pengon. KQZ-ja nuk është duke e penguar askënd, përkundrazi, KQZ-ja ka dhënë maksimumin e mundshëm që çdo qytetari, kudoqoftë ai, t’i jepet e drejta të votojë. Nëse ju keni prova se KQZ-ja me qëllim dikujt ia ka mohuar të drejtën, apo e ka keqpërdorë këtë të drejtë, atëherë urdhëroni në Prokurori, dorëzoni fakte. Sepse kjo tendenca që vazhdimisht të sulmohet KQZ-ja, pjesë e së cilës jeni edhe ju, dhe edhe ju e keni ngritë dorën për shumë vendime, dhe tendenca që vazhdimisht të tregohemi se dikujt po mundohemi t’ia keqpërdorim votën, t’ia mohojmë të drejtën e votimit, është e gabueshme. KQZ-ja është duke e bërë krejt çka mundet sipas ligjeve në fuqi. Nëse keni prova se jemi duke bërë diçka të kundërligjshe urdhëroni dhe bëni kallëzim penal, le të hetohet”, tha Daka.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama është ankuar që KQZ- ja ka shkelur të drejtën e votueseve jashtë vendit duke mos e publikuar listën me emrat e votuesve jashtë vendit dhe të atyre që janë refuzuar.

“Ata në këtë listë nuk kanë pasur të drejtë ankese dhe të shohim se pse janë refuzuar. Votues me dokumente jovalide deri në momentin e aplikimit kanë pasur dokumente valide. E disa votuesve këtu u është mohuar vota për shkak të mungesës së dokumentit valid e që ka shkelur të drejtat e shumë votuesve këtu. Këtu ka pasur tendencë që sa më shumë me u pengu vota e votuesit”, ka thënë Rama.

Në mbledhjen e KQZ-së, është diskutuar edhe për çështjen e votave të minoriteteve jo serbe, e cila është kërkuar nga Sami Kurteshi i VV-së.

Kurteshi, tha se në bazë të dëshmive që dalin nga QNR shihet se në disa komuna me shumicë serbe kemi një devijim të votës për komunitete.

” Marrë parasysh statistikat nga Enti dhe votimin e viteve paraprak shihet që Lisa Serbe ka një numër më të madh të votave se partitë nga komunitetet tjera”, tha ai.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se kupton shqetësimin e komuniteteve, por që ata s’mund të bëjnë asgjë.

“Ne nuk mundemi më bë asgjë me këtë ne vetëm organizojmë zgjedhje. E kuptoj shqetësimin e komuniteteve por nuk jemi me që mundemi me ndërhy asgjë. Nuk jemi ne adresa e saktë.

Artan Asllani, përfaqësues i komuniteteve jo serbe në KQZ, ka thënë se ata po penalizohen dhe ka propozuar që të ketë rinumërim të votave.

“Ne komunitete po penalizohemi. Si KQZ nuk mundemi me i refuzua ato vota përderisa janë të vlefshme. Çka mundemi me bë është vetëm nëse i dërgojmë në rinumërim ato vende”, tha ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi