Daçiq: Serbia është e përkushtuar për t’u anëtarësuar në BE

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç tha sot se Serbia i është përkushtuar shumë anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe bashkëpunimit me të tjerët, shkruajnë mediat serbe.

“Prioriteti i parë i politikës së jashtme serbe është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian dhe të hapim kapitujt e rinj për negociim. Në të njëjtën kohë do të përpiqemi të përmirësojmë maksimalisht marrëdhëniet me vendet e mëdha si SHBA, Rusia dhe Kina”, ka thënë Dacic në hapje të seminarit me shtetet e Evropës qendrore dhe lindore, transmeton Indeksonline.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet