Daçiq: Së shpejti më pak se 100 vende do ta njohin pavarësinë e Kosovës

Ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiq në një prononcim për median “Blic” ka folur në lidhje me tërheqjen e vendeve që njohin pavarësinë e Kosovës. Premtova që numri i vendeve që e njohin pavarësinë e Kosovës do të bjerë nën 100. Shumë shpejt do të ndodhë. Autoritetet e Prishtinës janë në telashe pasi morën vetëm 76 vota në Interpol.

Deklarata të tilla nga ministri serb vijnë edhe pasi eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein bëri thirrje që Serbia të mos i pengojë përpjekjet e Kosovës drejt një shteti të njohur plotësisht, edhe nëse nuk i mbështet ato.

“Një fqinjësi e mirë mes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë është qendrore për paqen në Ballkan,” – tha raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet