Çupi në Top Talk: Shqipëria, Kosova dhe Bosnja, shtetet që Evropa i penalizon edhe nga feja

Analisti Frrok Çupi nuk e konsideron paragjykim jo logjik pretendimin se Shqipëria, Kosova dhe Bosnja-Hercegovina po penalizohen në rrugën e tyre integruese në BE edhe për shkak të besimit fetar të qytetarëve të tyre.

Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Çupi theksoi se me vendimi për të mos pranuar negociatat me Shqipërinë është një sfidë që e ka fituar Turqia.

“Nuk është paragjykim jo logjik. Sot ne jemi këtu në një pikë maksimale dhe jemi aq të ndershëm dhe aq të detyruar që të flasim hapur. Bashkimi Evropian ka pësuar dështime shumë të mëdha pikërisht për arsye se ka paragjykuar kombe, popuj, njerëz për shkak të përkatësive fetare. Praktikisht mospranimi i negociatave me Shqipërinë është një sfidë që në mënyrë indirekte e ka fituar Ankaraja. Në mënyrë indirekte fituan Moska dhe Ankaraja”, u shpreh Çupi.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet