Çudia! Kopshti zoologjik ofron tërheqje litari mes fëmijëve dhe luanit

Një vendim i pazakontë i marrë nga kopshti zoologjik “Dartmoor Zoo”, që lejon të rinjtë dhe fëmijët të kryejnë sfidën “tërheqje litari” me një luan, ka nxitur zermërim në rrjetet sociale.

Sfida “njeri-kafshë”, që vë katër persona kundër një prej luanëve ose tigrave është mbrojtur nga drejtuesit e këtij kopshti zoologjik me argumentin se është pasurim i listës së aktiviteteve që zhvillon ky institucion.

Për të qenë pjesë e sfidës çdo person duhet të paguajë nga 15 paund. Konkurrentët sfidojnë ose tigrin mashkull të kopshtit, Dragan ose luanin e tij mashkull Jasirin.

Në fundin e litarit nga krahu i “mbretit” të xhunglës vendoset mish që bisha ta kafshojë atë, ndërsa sfidantët në anën tjetër të gardhit tërheqin litarin gati për betejë.

Por aktivistët e kafshëve ishin të shpejtë për të sulmuar sfidën e kopshtit zoologjik të Devonit duke e cilësuar “të pështirë dhe të neveritshme”, me Fondacionin Born Free që tha: “A është një tërheqje si lojë lufte me një luan apo tigër rruga që mund të frymëzojë respekt për këto kafshë?”.

Përkrahësja e të drejtave të kafshëve Helena Bennett shtoi: “Kjo është e tmerrshme! Dartmoor Zoo ju lutemi ta revokoni këtë përvojë të neveritshme.”

CEO i kopshtit zoologjik, Benjamin Mee u përgjigj duke thënë se aktiviteti është i përhapur në shumë parqe të kafshëve të egra. “Luanët e pëlqejnë, publiku e pëlqen dhe po shkon mirë”, tha ai.

 

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet