Crvena Zvezda niset drejt Kosovës, klubi poston foto nga nisja e lojtarëve

Klubi i futbollit Crvena Zvezda, të martën rreth orës 16:00 është nisur nga Beogradi për në Kosovë.

Të mërkurën është paraparë që të luhet ndeshja e Kupës së Serbisë me të ashtuquajturën Trepçën nga Mitrovica.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi serb në Facebook, duke postuare dhe foto të lojtarëve që janë nisur në drejtim të Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës e ka ftuar Policinë e Kosovës në disa raste të ndalojë këtë ndeshje, pasi është ilegale, ndërkohë Policia në disa raste ka thënë se po shqyrton rastin.

FFK-ja ka kërkuar edhe ndihmën e UEFA-s e FIFA-s për të ndalur aktivitetet ilegale të Serbisë në Kosovë, por s’ka hasur në mirëkuptim.

Madje, FIFA i ka kërkuar FFK-së të lejojë këtë ndeshje me arsyetimin se ka bazë në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS). /Telegrafi/

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet