Cristiano Ronaldo pozitiv me Covid-19

Infektimit me Covid-19 nuk i shpëton as ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo.

5 herë fituesi i Topit të Artë iu nënshtrua një testi pas ndeshjeve me Kombëtaren duke rezultuar pozitiv, raporton Ora News.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Federata Portugeze e Futbollit.

Ronaldo i është nënshtruar menjëherë karantinës, ndërsa pritet edhe rezultati i tamponit të dytë.

Rastet e infektimeve me koronavirus te futbollistët e Serie A po rriten dita-ditës duke vënë në rrezik edhe ecurinë e kampionatit.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet