Cristiano Ronaldo dhe Usain Bolt nominohen për “Sportistin e Vitit”

Cristiano Roanldo është ndër të nominuarit për “Sportistin e Vitit të Botës”

Ylli i Real Madridit shijoi një 12 mujorësh të paharrueshëm, duke fituar Champions Leaguen dhe Euro 2016, transmeton Sportali.net.

Forma e tij ndikoi që ai të fitojë “Topin e Artë” dhe “Më i Miri” nga FIFA, dhe tani ai është favorit për një tjetër çmim prestigjioz.

Trofeu – i cili votohet nga mediat – e vë portugezin kundër yjeve të basketbollit Steph Curry dhe LeBron James, atletëve Usain Bolt dhe Mo Farah, dhe kampionit të Wimbledonit, tenistit Andy Murray,

Ronaldo do të bëhej futbollisti i parë që fiton këtë çmim, pasi është nomrinuar edhe tre herë të tjera në të kaluarën.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet