CR7 hap “thesin”, bakshish të majmë stafit të hotelit në Greqi

Cristiano Ronaldo gjithmonë e tregon veten si njeri dhelojtar i madhe, brenda dhe jashtë fushës. Bujaria e yllit portugez nuk na çudit dhe s’është paska gjë e re, por ajo që ndodhi në Greqi i la të gjithë të habitur.

Bomberi i ri i Juventus, siç raportohet nga The Sun, ka lënë një bakshish rekord në vendpushimin ku ai kaloi pushimet me familjen e tij në Greqi përpara se të fluturonte për në Torino. Bëhet fjalë për 20 mijë euro, që Ronaldo ka kërkuar të ndahen për të gjithë punonjësit që i kanë shërbyer gjatë qëndrimit aty.

Duke qenë i hipnotizuar nga peizazhi dhe nga trajtimi marrë gjatë ditëve të relaksim, të kaluara në Costa Navarino pas Kupës së Botës në Rusi, Ronaldo ka falënderuar në mënyrë të përsosur punëtorët, në stilin “Santa Claus”.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet