COVID-19: Vdes një grua nga Fushë Kosova

Është shënuar vdekja e tretë sot nga COVID-19 në Kosovë. Një 84 vjeçare nga Fushë Kosova ka vdekur si pasojë e virusit corona orët e pasditës.

Rastin  e ka konfirmuar, Ali Topalli, zëdhënës në këtë komunë.

Ai ka theksuar se tashmë e ndjera ka qenë duke u trajtuar në shtëpi dhe ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Një grua 84 vjeçare sot në Fushë Kosovë nuk ka munur ta përballojë virusin COVID-19, e cila më pas edhe ka vdekur. E ndjera kishte edhe probleme të tjera shëndetësore me të cilat ka qenë dukeu ballafaquar që tash e një kohë. Ajo ka vdekur sot në orët e pasditës në shtëpinë e saj, ku edhe aty ka qenë duke u trajtuar”, ka thënë Topalli.
Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet