COVID-19: Turqia do të mbështesë punonjësit që marrin pushimin e detyruar pa pagesë

Ministri turk i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, shkroi se, “Qytetarët tanë, që janë në pushime pa pagesë, të mos shqetësohen. Ne do të sigurojmë mbështetje në pagë për ata”

Turqia ka njoftuar mbështetje financiare për punonjësit që janë të detyruar të shfrytëzojnë pushimin pa pagesë mes pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, shkroi se, “Qytetarët tanë, që janë në pushime pa pagesë, të mos shqetësohen. Ne do të sigurojmë mbështetje në pagë për ata”.

Turqia tashmë ka ndërmarrë hapa gjithëpërfshirëse për të mbrojtur punësimin mes pandemisë së koronavirusit, përfshirë lejen afatshkurte të punës.

Në Turqi, numri i të vdekurve nga koronavirusi është rritur në 725, me mbi 34 mijë raste të konfirmuara.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi me epiqendër të re Evropën, pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.4 milionë, me mbi 78 mijë vdekje dhe mbi 292 mijë të shëruar.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet