Covid-19, katër viktima dhe 118 raste të reja në Maqedoninë Veriore

Në Maqedoninë Veriore, gjatë 24 orëve të fundit nga 1363 testime të realizuara, 118 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve rastet janë regjistruar në:

Brenda 24 orëve janë regjistruar 74 pacientë të shëruar. Në Shkup janë regjistruar 37 të shëruar, në Shtip 3, Prilep 5, Tetovë 24, Veles 1, Gostivar 4.

Sipas statistikave të fundit, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë me koronavirus, të gjithë nga Shkupi. Viktimat janë mes moshës 58 dhe 73 vjeçe.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 5311, prej të cilëve 2048 janë shëruar kurse 251 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 3012 raste aktive me koronavirus.

Kategoritë
LajmeRajoni