Coca-Cola do të pushojë nga puna 2.200 punonjës në mbarë botën

Kompania amerikane e pijeve Coca-Cola do të pushojë nga puna 2.200 punonjës prej të cilëve 1.200 në SHBA.

Kompania amerikane e pijeve Coca-Cola do të pushojë nga puna 2.200 punonjës prej të cilëve 1.200 në SHBA, në kuadër të ristrukturimit të modelit të biznesit me ndikimin edhe të pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Në deklaratën e kompanisë thuhet se ndryshimi në fjalë nuk është shkaktuar nga pandemia por se ka shërbyer si një “katalizator” që kompania të veprojë më shpejtë.

Sipas kësaj, kompania do të pushojë nga puna 2.200 punonjës, prej të cilëve 1.200 në SHBA.

Sipas mediave amerikane në fuqinë punëtore të Coca-Cola që ka 86.200 punonjës do të shënohet një rënie prej rreth 12 për qind.

Rreth 500 punonjës që do të pushohen nga puna do të bëhen nga qendra e kompanisë në Atlanta.

Kategoritë
BotaLajme