CNN: Lufta tregtare me Turqinë shkaktoi rënie në borsat amerikane

Turqia dje ka dyfishuar tarifat ndaj produkteve të importit me origjinë amerikane, siç janë makinat, produktet elektronike, alkooli dhe shumë produkte të tjera në atë që zëvendës-presidenti turk, Fuat Oktay e ka cilësuar si përgjigje ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara mbi ekonominë turke.

Ky hap, sipas CNN vjen pas rritjes së tensioneve në mes të dy aleatëve të NATO-s, si pasojë e burgosjes së një pastori amerikan në Turqi dhe çështjeve të tjera diplomatike, të cilat kanë shkaktuar rënien e valutës turke në nivele rekord kundrejt dollarit amerikan.

Por siç shihet lufta tregtare ndërmjet këtyre dy shteteve përveç ekonomin turke ka ndikuar negativisht edhe ekonominë amerikane, borsa amerikane dje ka pësuar një rënie prej  0,99%, raporton CNN, përcjell Gazeta e Re.

Ndryshe, dje në orët e hershme të mëngjesit pas disa dite rëniesh, monedha turke u rikthye te martën, duke u rritur me rreth 5%, gjë që e kthen atë në 5,7 nga 6,8 që ishte ne fillim të javës. /Gazetaere.com/

 

Kategoritë
BotaEkonomiLajme

Të ngjajshmet