Çmimeve Oscar u shtohet kategori e re

Çmimeve më prestigjioze në botën e kinematografisë, Academy Awards, të njohur ndryshe si “Oscar”, do t’u shtohet kategoria e “filmit popullor”.

Çmimeve më prestigjioze në botën e kinematografisë, Academy Awards, të njohur ndryshe si “Oscar”, do t’u shtohet kategoria e “filmit popullor”, njoftoi Akademia Amerikane e Arteve Kinematografike dhe Shkencave.

Me vendimin e akademisë, në ndarjen e çmimeve do të garojnë edhe filmat të cilat thyejnë rekordet e premierave.

Ndërkohë, nuk janë dhënë detaje se kur ndryshimi në fjalë do të hyjë në fuqi dhe çfarë kushte do të ketë për nominime.

Së fundmi në vitin 2001 Çmimeve Oscar iu shtua kategoria e “filmit më të mirë të animuar”.

Për herë të parë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Oscar u realizua më 16 maj të vitit 1929, ndërsa sot ajo është bërë ndër shfaqjet më madhështore mediatike e cila ndiqet drejtpërdrejt nga miliona njerëz.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet