Çmimet në ‘qiell’: Nafta u rrit për 55%, vaji për 52%, mishi për 43%

Rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga maji i vitit të kaluar është rritur 12.5 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave (ASK).

ASK-ja thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit për muajin maj 2022 është rritur 0.9 për qind.

“Uji, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet janë rritur me 1 për qind, pijet alkoolike me 0.9 për qind, këpucët me 3 për qind, mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit me 1.5 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 13 për qind, mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje me 1.5 për qind, pajisjet shtëpiake me 0.4 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 0.3 për qind, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me 5.5 për qind, pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informatave me 12 për qind, shërbimet hoteliere me 0.5 për qind, pra me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 14 për qind në IHÇK”, vijon raporti.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te perimet me 10.7 për qind dhe rryma me 47 për qind – për shkak të rënies së konsumit të energjisë elektrike në muajin maj 2022 krahasuar me muajin prill 2022, me një ndikim prej 0.5 për qind.

“Duhani me 4.7 për qind, mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit me 9.6 për qind, energjia elektrike me 11.9 për qind (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar-maj 2021 ishte për 0.0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19), gazi me 43.8 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 24.4 për qind, mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje me 57 për qind, pajisjet shtëpiake me 83 për qind, veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht me 10.4 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 62 për qind, blerja e automjeteve me 68 për qind, pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal me 56 për qind, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me 45.3 për qind, shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit me 9.9 për qind, shërbimet për transport me 12.8 për qind, shërbimet hoteliere me 10.3 për qind, kujdesi personal me 5.1 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 12.7 për qind në IHÇK”, përfundon ASK.

 

Mirëpo, rënie e çmimeve vërehet te pemët me 7.9 për qind me një ndikim prej 0.2 për qind.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme