Cili është vendi më dembel në botë?

Cili është vendi më dembel në botë?

Hong Kong është vendi më aktiv, ku qytetarët bëjnë 6,880 hapa në ditë, karahasuar me mesataren 3,513 të Indonezisë.

Sipas BBC, studiuesit në Universitetin Stanford në SHBA gjurmuan telefonat e 717,000 njerëzve nga 111 shtete, si pjesë studimit më të madh të njerëzimit.

Ata zbuluan se britanikët janë shumë aktiv krahasuar me vendet e tjera, me një mesatare prej 5,444 hapash në ditë, pra afërsisht 5 km.

Shkencëtarët përdorën telefonat e njerëzve dhe arritën në përfundimin se numri mesatar i hapave ditore ishte 4,961.

Shumica e smartfonëve kanë një program të integruar që mund të shënojë aktivitetin fizik të përdoruesit, por për këtë studim u morën të dhëna anonime nga më shumë se 700,000 njerëz që përdorin aplikacionin e ecjes Argus.

Scott Delp, profesor i bioinxhinerisë, tha: “Nëse i ndani njerëzit e një vendi në ‘aktiv’ dhe ‘joaktiv’, diferenca mes tyre tregon nivelin e obezitetit në atë shoqëri.’

Studimi gjithashtu u përqendrua te zakoni i ecjes në këmbë, duke zbuluar se dhe infastruktura e një vendi ndikon te shëndeti. /BusinessMag /Gazetaere.com/

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet