Çifti që ia pa sherrin fotos së dasmës, dënohet me gjithsej 25 vjet e gjysmë burgim

Një gjykatë ruse e ka dënuar me burgim të gjatë një çift në Kaliningrad. Ata u shpallën fajtorë për spiunazh për Letoninë dhe tradhti shtetërore.

Antonia Zimina u dënua me 13 vjet burgim, ndërsa bashkëshorti i saj, Konstantin Antonets, u dënua me 12 vjet e gjysmë burgim në burg të sigurisë së lartë.

Avokati i tyre, Mikhail Bayev, tha se çifti ka mohuar se ka bërë ndonjë vepër penale dhe do të paraqesë ankesë, shkruan Free Europe

Çifti u akuzua për tradhti pasi prokurorët shtetërorë i akuzuan burrë e grua se kanë ndarë një fotografi me Letoninë të një zyrtari të kundërzbulimit të Shërbimit Federal të Sigurisë, i cili kishte marrë pjesë në dasmën e tyre.

Disa fotografi dhe video të dasmës së çiftit ishin shpërndarë në rrjetet sociale dhe në një program televiziv, duke shtyrë shërbimin sekret që të hapë rast hetimi.

Viteve të fundit, rastet e akuzave për tradhti të lartë kanë shënuar rritje dramatike në Rusi.

Një nga rastet e profilit të lartë është ai i gazetarit Ivan Safronov, dhe një ndihmësi të shefit të agjencisë ruse të hapësirës, Roskosmos, Dmitry Rogozin.

Safranov u arrestua në korrik dhe më vonë u akuzua për dërgimin e materialeve të klasifikuara në Republikën Çeke.

Kategoritë
BotaLajme