Chiellini i surprizon të gjithë me veprimin e tij për Icardin

Letra e fundit publike e Mauro Icardit vazhdon t’i ndajë qëndrimet e njerëzve në Itali.

Sidomos tani që, në mesin e pothuajse 300 mijë pëlqimeve, është edhe një shumë e veçantë: ajo e Giorgio Chiellinit.

Një ndjenjë “virtuale” e kapitenit bardhezi për sulmuesin argjentinas, që ka humbur shiritin te zikaltrit dhe nuk po luan prej disa ndeshjesh.

Mund të interpretohet në versione të ndryshme “like”, që i ka dhënë argjentinasit Chiellini.

Së pari, kapiteni bardhezi mund të ketë vlerësuar përmbajtjen e letrës së kolegut të vet, që nënvizon mes rreshtave dashurinë për ngjyrat zikaltër.

Chiellini mund të ketë gjetur veten në ato fjalë, teksa ia ka përkushtuar krejt karrierën klubit të zemrës, Juventusit.

Po ashtu, një interpretim tjetër mund të shkojë në të njëjtën linjë me atë që shkruajnë mediat italiane, se Icardi është i mirëpritur te “Zonja e Vjetër”, raporton Telesport. Vetë Fabio Paratici e ka thënë se këtë pistë e vlerësoi verën e kaluar, para se të merrnin Cristiano Ronaldon, por pritet të hapet për diskutim edhe verën e këtij viti.

“Edhe në momentet më të vështira tregohet dashuria e vërtetë. Në tilla momente kam vendosur të qëndroj tek Interi, me Interin”, shkroi Icardi.

E ardhmja e tij, nëse do të jetë larg Interit, do të projektohet në dy drejtime: Juve, ose Napoli, sepse familja nuk dëshiron të largohet nga Italia.

Icardi, i cili i ka shënuar tetë gola Juventusit në karrierë, prej disa javësh ka në mesin e ndjekësve të tij në Instagram edhe Chiellinin.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet