Çfarë po ndodh me monedhat virtuale? Shënojnë rënie dramatike, ja arsyeja

Bitcoin dhe monedhat e tjera virtuale shënuan rënie dramatike me 25% pak orë pasi shpërthyen spekulimet se qeveria Kineze do të ndalojë përsëri aktivitetin e këmbimit të monedhave virtuale.

Komentet e para lidhur me një ndalim të mundshëm erdhën nga rrjetet social dhe media Kineze Caixin e cila tha se autoritetet do të kërkojnë mbylljen e bursave si pjesë e vendimit për ndalimin e ICO-ve në fillim të kësaj jave.

Tregjet reaguan menjëherë ndaj këtij lajmi ku Bitcoin humbi 8% duke rënë në 4,200 dollar nga 4,670 dollar ndërsa Litecoin ra me 15%.

Projekti ICO Kinez NEO humbi 25%. Edhe pse gjasat që autoritetet Kineze të ndalojnë tregtimin e monedhave virtuale janë të pakta, është parë një përsëritje e vazhdueshme e kërcënimeve nga vendi Aziatik përgjatë 2017-ës.

Ndalimi i parë i cili hyri në fuqi në Janar zgjati për 5 muaj me radhë derisa hyri në fuqi një rregullore e cila rifilloi aktivitetin e këmbimit të monedhave.

Lajmi erdhi në një moment kur monedhat virtuale sapo kishin filluar të rikuperonin vlerën e humbur pas mbylljes së ICO-ve në Kinë.

Që nga dita e Hëne kur ra në 4000 dollarë, Bitcoin kishte rifituar pjesën më të madhe të vlerës së humbur.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet