Çfarë kërkonin fshehurazi zyrtarët amerikanë në Siri?

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Cash Peyton, udhëtoi fshehurazi në Damask, ku bisedoi me përfaqësuesit e autoriteteve siriane, shkruan “Wall Street Journal”, duke iu referuar burimeve nga administrata e Presidentit Donald Trump dhe njerëzve të tjerë të njohur me negociatat.

“Zëvendës ndihmësi i presidentit Donald Trump Cash Peyton fluturoi në Damask në fillim të këtij viti, duke u përpjekur të lirojë të paktën dy amerikanë që mendohet të mbahen nga Presidenti Bashar Assad, thanë zyrtarët. “Zyrtarët që janë të njohur me udhëtimin, refuzuan të thonë me kë Peyton kishte takime në Siri,” lexon artikulli.
Takimet e fundit zyrtare midis përfaqësuesve të Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarëve sirianë u mbajtën në vitin 2010, kujton gazeta. Zyrtarët amerikanë shpresuan të lirojnë gazetarin Austin Thais, i cili u zhduk në 2012 në Siri dhe Mehmed Kamalmaz, një terapist që u zhduk në 2017 në një pikë kontrolli Sirian.

“Besohet se qeveria Siriane po mban të paktën edhe katër shtetas amerikanë, por dihet pak për këto raste”, shkruan gazeta.

Negociatat midis zyrtarëve amerikanë dhe sirianë nuk kanë dhënë fryte, thanë burimet.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk pranoi të komentonte mbi pretendimet e listës.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet