Çfarë është forumi ekonomik i Davosit, vendimet që priten…

Forumi Ekonomik Botëror i Davosit nis zyrtarisht punimet më 23 janar, ndërsa në të do të marrin pjesë liderat botërorë duke filluar me Presidentin amerikan Donald Trump, atë francez, Emanuel Macron, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair etj.

Tema e vitit 2018 është në këtë forum është:  “Krijimi i të ardhmes së përbashkët në një Botë të copëtuar”.  Gjatë punimeve të forumit do të kërkohet për gjetjen e rrugëve që riafirmojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në fusha si siguria ndërkombëtare, zhvillimi dhe ekonomia globale.

“Word Economic Forum” nisi në 1971 kur profesor Klaus Schëab i “Universitetit të Gjenevës” bashkoi liderët e biznesit europian për të diskutuar mbipraktikat e manaxhimit global dhe se si mund të konkurrohej me rivalët amerikanë.  Për herë të parë, në 1974 në forum u ftuan liderët politikë. Në vitin 1987, takimi u emërtua ‘Ëorld Economic Forum’ pasi profesor Schëab vendosi t’i ndryshojë emrin forumit.  Gjithçka nisi nga këtu dhe çdo vit, ka tema zyrtare që shtrohen për diskutim mes forumit dhe anëtarëve të tij, ashtu sikurse ka diskutime mes ekonomistëve dhe gazetarëve.

Davosi është një vend i vogël në Alpet zvicerane, 92 milje larg Zyrihut. Pjesën më të madhe të vitit është i mbushur me udhëtarë e skiatorë. Një fakt pak i njohur është se ai është qyteti në lartësinë më të madhe në Europë. Një herë në vit në Davos mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet