“Çfarë emisioni i hamamit o jaran, a e din që është mshelë krejt”: Gazetari i njohur i RTK’së thotë se policia ia ndaluan punën

Gazetari dhe moderatori i RTK’së, Agim Kita ka thënë se policia e Kosovës ia ka ndaluar xhirimet e emisionit “Fol shlirë”, nën pretendimet se përbën shkelje të masave kundër koronavirusit

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, me të cilin u është drejtuar gazetarëve dhe insitucioneve shtetërore të Kosovës.Unë Agim Kita Gazetar dhe Moderator i RTK-së dhe i emisionit “Fol Shlirë” me këtë letër dëshmi po i drejtohem të gjithë qytetarëve, gazetarëve dhe institucioneve shtetërore në Republikën e Kosovës.
Kush ka të drejtë të ndalojë emisione televizive dhe punën e gazetarëve?
Emisioni” Fol Shlirë” realizohet në një ambient komercial në Bregun e Diellit në Prishtinë që nga data 05 shtator 2020.
Me dt 07.11.2020 e shtunë në orën 14:22 minuta në objektin ku realizohet emisioni që në ditë sa ishte ekipi i emisionit duke u pregatitur tek dyert e objektit kanë shkuar dy zyrtarë policorë. Edhe pse ekipi i emisionit i ka spjeguar zyrtarëve që në këtë hapësirë nuk po zhvillohet veprimtari komerciale dhe nuk ka asnjë klient sepse dera është e mbyllur për të gjithë përveç stafit realizues, këta dy zyrtarë, ekipit të emisionit gjegjsisht organizatores së emisionit Fol Shlirë i kanë thënë që pasi keni bend(muzikë live) në emision duhet të merrni një leje për realizimin e emisionit,e atë leje e merrni në stacionin numër 4 në Prishtinë.. Organizatorja menjëher ka kontaktuar me mua Agim Kitën . Unë menjëherë nga shtëpia ime jam nisur për në stacionin 4 të policisë në Prishtinë, aty jam prezantuar që jam gazetar dhe moderator i emisionit Fol Shlirë i cili transmetohet çdo të shtunë nga ora 16:00 drejtpërdrejtë në RTK që nga data 5 shtator 2020.Në stacionin policorë ka pasur shumë konfuzitet, qka thoshte njëri nuk thoshte tjetri.Njëri nga zyrtarët mu drejtua me fjalët ” o jaran ska emision ska kurgjo a din që krejt o mshel po qfar emisioni i hamamit”. Unë ju drejtova që jemi duke bisedu për një emision televiziv e jo për organizim privat të ndonjë ahengu.
Cili ligj e e thot , që në cilindo rast emisionet televizive apo gazetarët duhet të marin leje nga policia për të kryer punën që ju takon?
Në stacionin nr 4 zyrtarët e tjerë më udhëzuan që të shkoj në stacionin qendër dhe ata do më japin përgjigjje.
Paramendojeni një gazetarë shetitet sa në një stacion sa në tjetrin për të marë leje për të ushtruar detyrën e vet.
Përafërsisht në ora 14:55 kam mbëri në stacionin qendër dhe aty një zyrtarë policorë mu drejtua me fjalët ” pse o burr t’kan qu te na”. Ky zyrtar kontaktoi me stacionin nr 4 dhe realisht ju tha pse po e malltretoni njerin kshtu, se thjesht ka me kry punën e vet nuk po kryen kurfar krimi.Ky zyrtar më udhëzoj që të kthehem prap në stacionin nr 4, ashtu veprova u ktheva në stacionin 4 reth orës 15:40, aty më thanë që shefi i ndrimit nuk është këtu për pak mimuta vjen.
Në ora 16:00 emisioni me termin të regullt e unë në 15:40 ende në stacion
Pas pak erdh shefi i ndrimit i cili vazdhimisht i përsëriste fjalët “çka boni ju aty” ” çka osht aj sen” thjesht mu duk vetja që jam dëshmitarë i ndonjë krimi të kryer e jo që po kërkoja një përgjgjigje nga ta për ta kryer punën time.
MInutat ecnin dhe koha e rregullt për transmetim po kalonte unë ende mirresha me pyetje dhe përgjigjje.
Ky zyrtar policorë pas disa minutave ju drejtua zyrtarit që ishte në recepcion “merrja emrin e mbiemrin edhe çka po lyp e mandej kqyrim” unë insistova që mos të mbetet me hajt se kqyrim, atëher vendosën ta bëjnë një kërkesë me email për lejimin apo mos lejimin e mbajtjes së emisionit edhe pse ky ishte absurditet për mua, kërkimi i lejes ( KJO ËSHTË TRAGJEDI, POLICIA ME VENDOSË A DO MBAHEN EMISIONET TELEVIZIVE APO JO) për shkak të vendimit të qeverisë që të ndalohet operimi i objekteve të mbyllura.
Unë kam pritë në stacionin nr 4 deri në ora 16:15, e unë duhej në ora 16:00 të jem drejtpërdrejtë. Insistoja nonstop që ju lutem shpejtojeni procedurën sepse minutat po ecin. E peërgjigjja ishte “ nashta sjanë aty, po presim deri t’na kthejnë përgjigjje. Insistova tek personi që ishte në recepcion që të interesohet se çka po ndodhë,doli dhe më tha “ po thojnë shko ti e na të thrasim në telefon me të tregu nëse kthejnë përgjigjje. Dikush prej zyrtarve që qëndronin para stacionit thoshte shko more nisja se kurgjo ilegale sje tu bo tjetri valla sdi qka të thom.Dhe u nisa e hyra në emision live në ora 16:43 . Në ora 17:36 kanë telefonuar nga policia dhe kanë thënë që përgjigjja është negative dhe duhet me e ndërpre emisionin menjëher. Imagjinojeni përgjigjja erdhi pas 1 orë e 43 minuta.Menjëher unë e kam ndërprerë emisionin, 2 minuta pasi e ndërpremë emisionin në lokalin ku realizohej emisioni kanë mbëritur rreth 6 policë, kanë dhënë urdhër që të mbyllet dera dhe mos të dalë askush nga ky objekt dhe na kanë thënë që po i presin inspektorët sanitarë në kuadër të kryeministrisë. Mua mu kthyen pamjet që i kemi parë të gjithë
” hyrja e forcave serbe në ambientet e RTP-së”
Posa erdhën këta inspektorë u drejtuan me kush është prej juve pozitiv me COVID realisht skishin ide pse kanë ardhë. Njëri nga policët ja u shpjegoj se nuk ka të bëj me dikend që është pozitiv.Dhe kanë filluar pyetjet banale nga këta inspektorë si psh” qysh e ka pasë emrin aj polici që t’ka thonë kshtu e qysh e ka pasë emrin polici që tka thonë ashtu e kush ken ata që të thojshin kshtu e ashtu” e vet inspektorët nuk pranonin të prezantoheshin se kush janë. Pas pak minutave ka reaguar dhe kryetarja e AGK-së, Znj.Gentiana Begoli duke më kontaktuar në telefon dhe ka kërkuar ta dij se kush janë personat që po e ndalojnë një emision televiziv dhe punën e gazetarit. Me injorancë inspektorja është përgjigjur që nuk flas në telefon dhe nuk i japim emrat. Por në momentin e shqiptimit të dënimit nga ana e zyrtarëve policorë, u zbuluan dhe emrat e këtyre inspektorëve.
Gjatë shqiptimit të dënimit(tiketës) unë deklarova se nuk e nënshkruaj këtë tiketë pasi që përshkrimi i saj është i pa vërtetë siç mund ta shihni edhe në foto “Personi i lartëpërmendur ka bërë organizimin e personave më shumë se 5 persona në në objekt të mbyllur gjatë kohës së pandemisë, i cili është punëtorë i RTK-së moderator dhe gazetarë në Televizionin publikë” ua shkruajta origjinal.
Unë dënohesha për punën që po e bënim e malltretohesha për mbledhje të më shumë se 5 persona e sa persona ishin zyrtarët policorë së bashku me 2 inspektorë! 4 polic + 2 inspektorë = 6.
Unë reagova se nuk e nënshkruaj këtë tiketë pasi që nuk kam bërë organizim ” darsëm, ditëlindje”por po bëjmë emision dhe po e bëjmë punën tonë, dhe persona të ftuar jasht stafit realizues kanë qenë vetëm dy, të cilët ishin mysafir të ftuar.
Me këtë gjest më janë shkeluar të drejtat e mia njerëzore dhe profesionale, më është fyer dinjiteti njerëzorë dhe ai profesional !
Me këtë rast konsideroj se u fye dhe një institucion shumë i rëndësishëm siq është Radio Televizioni i Kosovës.
Unë nuk do ndalem dhe kësaj çështje do i shkoj deri në fund, pasi që, nuk po e imagjinoj dot që në vitin 2020 një gazetar dhe një emision televiziv trajtohen si kriminel.
Masat kundër COVID 19 nuk parashohin keqtrajtim dhe pengim të gazetarëve por parandalim të përhapjes të virusit.
Sinqerisht i falenderoj që në ato momente dramatike pata përkrahje nga kolegët e RTK dhe nga kryetarja e AGK-së znj.Gentiana Begolli.
Pres nga RTK dhe AGK të reagoj në lidhje me këtë veprim të ulët nga organet e shtetit !
UNË NUK DO NDALEM DERI NË ZGJIDHJEN E KËSAJ QËSHTJEJE, DUKE FILLUAR NGA GJYKATAT NË KOSOVË ATO NDËRKOMBËTARE DHE INSTITUCIONE TË TJERA QË MIRREN ME MBROJTJEN DHE TË DREJTAT E GAZETARËVE.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK RTK.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157365041911816&set=a.47210906815&type=3

Kategoritë
LajmeVendi