Çfarë e shkakton kancerin e gjirit?

Rezultatet e një studimi të ri të publikuar nga Breast Cancer Research tregojnë se nuk ka asnjë lidhje midis stresit, presionit ose ngjarjeve të pafavorshme të jetës dhe një rritje të rrezikut nga kanceri i gjirit.

Kanceri i gjirit ka qenë një nga kanceret më të zakonshëm te gratë në dhjetë vjetët e fundit.

Gratë me këtë diagnozë shpesh mendohet se shkaku i sëmundjes së tyre është stresi, megjithëse provat shkencore nuk janë përfundimtare.

Disa teori kanë argumentuar se ekspozimi i zgjatur ndaj stresit mund të dobësojë reagimin e imunitetit dhe të lëshojë hormonet e stresit që janë të përfshirë në riparimin e ADN-së dhe rritjen e qelizave të tumorit, duke krijuar kushte për formimin e tumorit.

Sidoqoftë, teori të tjera sugjerojnë që stresi shtyp sekretimin e estrogjenit dhe për këtë arsye mund të ketë një efekt mbrojtës kundër kancerit të gjirit, transmeton KosovaPress.

Stresi gjithashtu mund të ndikojë në mënyrë indirekte në rritjen e rreziqeve të  kancerit përmes ndryshimeve në stilin e jetës.

Ekspertët në këtë fushë përkujtojnë se çfarë duhet bërë për të zvogëluar rrezikun e kancerit të gjirit: mbajtjen e një peshe të shëndetshme të trupit, përfshirjen në aktivitete fizike, zvogëlimin e konsumit të alkoolit dhe pirjes së duhanit.

Kujtojmë që është e rëndësishme që gratë të bëjnë vetë-ekzaminime të gjirit në mënyrë të rregullt dhe të shohin rregullisht mjekët dhe gjinekologët. Çdo zbulim i hershëm i ndryshimeve në gji rrit shanset për zbulimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet