Çfarë duhet të hash pas lënies së duhanit; ushqimet që pastrojnë organizmin

Të lësh duhanin nuk është e thjeshtë, por më e vështirë është t’ia dalësh të mos e rifillosh përsëri. Dhe të përballosh me qetësi problemet që lindin nga ndërprerja e ritualit të duhanit

Probleme të ndryshme. Sidomos pesha: burrat shtojnë mesatarisht, gati 4 kilogramë, ndërsa gratë të paktën 3.

Për të mos folur për gjendjen e humorit: irritoheni shpejt, ndiheni të stresuar dhe në ankth, madje mund të keni dhe probleme me ekuilibrin.

Ushqimet e duhura nëse keni lënë duhanin

Lufta kundër varësisë nga duhani është e ashpër dhe nëse po përballeni me një betejë të tillë, ja disa këshilla që lidhen me ushqyerjen dhe produktet e duhura kur ndalon së piri duhan.

Frutat dhe perimet. Duhet t’i konsumoni në çdo orë të ditës. Organizmi i ish-duhanpirësve ka nevoja të veçanta për vitaminë C, por frutat dhe perimet shërbejnë edhe për ekuilibrimin e dietës kundër efekteve të shtimit në peshë që sjell si pasojë lënia e duhanit. Në veçanti ju sugjerojmë portokajtë dhe limonët, kivi-t, domatet, brokolin, lulelakrën dhe specat.

Karota, kastravecë dhe finok. Shërbejnë për të pastruar onanizmin. Duhanpirësi është ‘i helmuar’ dhe këto ushqime e ndihmojnë për të krijuar një lloj diete detoksifikuese. Në të njëjtën kohë largojnë varësinë nga nikotina.

Boronica dhe shegë. Mund t’i merrni edhe në formë lëngjesh, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Duhani ka efekte jo pozitive përsa i përket mpiksjes së gjakut nëpër arterie dhe këto lloj frutash ndihmojnë për të përmirësuar qarkullimin dhe oksigjenimin e gjakut.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet