Çfarë domethënie ka: “Nata e Mirë e Mevludit”

Sonte bota islame do të shënojë Natën e Mirë të Mevludit që është ditëlindja e Profetit Muhamed (a.s.).

Nata e Mirë e Mevludit që kremtohet me rastin e lindjes së Profetit Muhamed (a.s.) në ditën e 12-të të muajit Rebiulevvel të kalendarit hënor, është njëra prej netëve më të rëndësishme të botës islame.

Fjala mevlud, që sipas fjalorit do të thotë “vendi dhe koha e lindjes”, në kulturën islame përdoret për të shprehur lindjen e Profetit Muhamed (a.s.) në veçanti dhe ceremonitë dhe veprat e shkruara në lidhje me këtë në përgjithësi.

Bashkësia Islame e Kosovës me rastin e Natës së Mirë të Mevludit do të organizojë aktivitete të ndryshme.

Me këtë rast në xhamitë qendore të qyteteve të Kosovës do të organizohen aktivitetet e këndimit të mevludit. /gazetaere.com/

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet