“Çfarë do të bëni me 13 tetorin?” Pyetja që Ilir Meta nuk i dha përgjigje

Unë po pres që ju si deputetë të ndikoni te ministrja e Drejtësisë që të lejojë botimin e dekretit për 13 tetorin në Fletoren Zyrtare, deklaroi presidenti i Shqipërisë Ilir Meta gjatë seancës së Komisionit Hetimor Parlamentar.

Por presidenti nuk qëndroi më gjatë te kjo çështje dhe nuk iu përgjigj deputetit të PS, Bashkim Fino, i cili e pyeti: Çfarë do të bëni me 13 tetorin? Prapë do t’i shtyni zgjedhjet? Ata (opozita) thonë që nuk do të vijnë prapë (në zgjedhje).”

Meta nuk dha një përgjigje se cili do të jetë veprimi i tij nëse opozita nuk hyn as në zgjedhjet e 13 tetorit, të caktuara me një dekret të dytë pas anulimit të 30 qershorit.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar regjistrimin për zgjedhjet lokale të 13 tetorit, ndërsa Partia Demokratike ndonëse e konsideron një datë legjitime, nuk pranon të regjistrohet./tch

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet