Çështja armene, “Bujrum” nga Erdogan: Hapini dosjet nëse dyshoni për gjenocid

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se “arkivat e Turqisë janë plotësisht të qasshme për ata që duan ta gjejnë të vërtetën.

Ai gjithashtu duke u ka bërë thirrje armenëve dhe palëve të treta që të hulumtojnë ngjarjet e vitit 1915.

Erdogan iu drejtua edhe atyre që  sipas tij “nxisin probleme me pretendimet për të ashtuquajturin gjenocid armen”, duke aluduar në Francën.

“Kur ne do të gërryejmë më thellë në gjenocidet, masakrat dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, do të shohim vendet e njëjta që bëjnë zhurmë për demokraci dhe liri”, tha Erdoğan gjatë një simpoziumi për arkivat dhe studimet historike në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

“Të gjithë ata që dëshirojnë t’i mbajnë leksion Turqisë në lidhje me të drejtat e njeriut dhe demokracinë, mbi çështjen armene dhe luftën kundër terrorizmit, kanë një histori të përgjakur”, the presidenti Erdoğan.

Erdoğan gjithashtu tha se asnjë grup apo shtet nuk ka mundur që të argumentojë pretendimet për çështjen armene përmes provave arkivore.

Komentet e presidentit Erdoğan vijnë pasi Franca shpalli ditë përkujtimore për pretendimet e të ashtuquajturin gjenocid.

Qëndrimi i Turqisë për ngjarjet e vitit 1915 është se vdekjet e armenëve në Anadollin Lindor ndodhën pasi disa u bashkuan me okupatorët rusë dhe u rebeluan kundër forcave osmane. Zhvendosja e armenëve që pasoi, rezultoi në viktima të shumta.

Turqia kundërshton prezantimin e incidenteve si “gjenocid”, por i përshkruan ngjarjet e vitit 1915 si tragjedi në të cilën kishte viktima nga të dyja palët. AA – /tesheshi.com/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet