Çerkezi: Për Deputetët e Parlamentit: Kjo gjithçka mund të jetë vetëm përfaqësim i shoqërisë jo!

Kryetari i Partisë Lëvizja për Drejtësi, Sylejman Çerekzi, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka reaguar për mungesën e deputeteve të kuvendit te Kosovës gjatë seancave.

Ai për ketë dukuri ka theksuar se kjo gjithçka mund të jetë vetëm përfaqësim i shoqërisë jo, transmeton Gazeta e Re.

Ja postimi i plot i Çrkezit:

Deputet e Kuvendit të Kosovës si përfaqësues të popullit, nuk janë në vendin e punës dhe me përgjegjësi në krye të detyrës disa herë për shkaqe të politikave të partive e shumë herë për punë personale nuk marrin pjesë në seancat e Kuvendit (por sa për dijeni janë shumë të rregullt në nënshkrimet për mëditjen e seancave). Kjo gjithçka mund të jetë vetëm përfaqësim i shoqërisë jo. Kuvendi nuk ka realizuar objektivat, ka realizuar vetëm 20% të planprogramit, pra 20% pëfaqësohet shoqëria dhe nevojat e saj treshifrore se dy shifrore nuk mjaftojnë.

E pra shoqëri e nderuar këta janë përfaqësuesit tuaj.

Pyetja është a e meritoni një përfaqësim të tillë?

Nëse jo, ju e keni në dorë, nëse kemi nevojë për ndryshime ta bëjmë mjaft me më improvizime dhe tifozllëk partiak.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet