Çerkezi: Ne po jetojmë nga historia e nuk po jetojmë që të bëjmë histori

Shkruan Sylejman Çerkezi*

Mos na e bëni hallall, por mos na mallkoni për hirë të fëmijëve sepse janë të pafajshëm për atë çfarë po bëjmë ne sot.

Dëshmorë! Ju dhatë jetën për këtë vend.

Ne po e shkatërrojm, qeveritë tona po e shtypin. Po ua humbin shpresën këtij populli andaj mos na e bëni hallall.

Ju na e lat amanet këtë vend dhe këtë shoqëri, po vazhdojmë të mashtrojmë qytetarët në emër tuajin. Ju nuk dhatë jetën për përmendore, ne i ngritëm jo për ju por për vete që para jush të “përulet” hajduti, zhvatësi, hipokriti, i pamoralshmi, i padrejti.

Të gjithë ata, që ju ishit kundër këtyre cilësive kështu që, mos na e bëni hallall, nuk e meritojmë.
Ne ua harruam krahët tuaj, shokët tuaj, fëmijët tuaj, familjet tuaja. Sepse këta janë me cilësitë tuaja dhe pushtetit nuk i duhen, i duhen emrat dhe përmendoret tuaja. Në emër tuaj bëhen pislliqe.
Ne po jetojmë në pushtet falë jush e jo falë punës sonë. Ju tradhtuam, ne ju harruam përpos kur kemi nevojë që t’iu shfryrëzojmë edhe pse ju jeni të gjallë me vepra, por ne nuk dimë. Ne po jetojmë nga historia e nuk po jetojmë që të bëjmë histori andaj, ju bëtë histori ne nuk iu pasojmë dot. Mos na e bëni hallall, por mos na mallkoni edhe pse e meritojmë. Për hirë të fëmijëve të pafajshëm ndoshta do dali gjeneratë që do e kuptoj sinqerisht amanetin tuaj.

Sylejman Çerkezi, Kryetar i Lëvizjes për Drejtësi


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet