CEO i Twitterit do të dhurojë 1 miliard dollarë për luftën kundër COVID-19

Jack Dorsey, këtë ndihmë do ta bëjë nëpërmjet aplikacionit Square, të cilën ai e posedon, ndërsa pas pandemisë do të vazhdojë ndihmat për shëndetin dhe arsimin e vajzave dhe hulumtimin universal të të ardhurave themelore.

Drejtuesi i lartë (CEO) i Twitter-it, Jack Dorsey, njoftoi se në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) do të dhurojë 1 miliard dollarë.

Themeluesi i rrjetit social, në njoftimin e tij në Twitter, tha se rreth 28 për qind të aseteve të tij, gjegjësisht 1 miliard dollarë, do të dhurojë për të luftuar me pandeminë.

Ai, këtë ndihmë do ta bëjë nëpërmjet aplikacionit Square, të cilën ai e posedon, ndërsa pas pandemisë do të vazhdojë ndihmat për shëndetin dhe arsimin e vajzave dhe hulumtimin universal të të ardhurave themelore.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet