“Celulari i ndaluar në shkollë”, Rama: Po përgatisim vendimin që të heqim telefonat edhe nga institucionet se janë bërë si klube interneti

Pas lajmit se nuk do të lejohen me celularët në shkolla Rama paralajmëroi edhe një aksion tjetër të qeverisë.

Gjatë fjalës që mbajti sot në takimin me mësuesit e punësuar nga portali “Mësues për Shqipërinë”, Rama tha se do të përgatitet vendimi që do të ndalojë përdorimin e celularëve edhe në institucione.

“Nuk do lejojmë celularë në shkolla, as për fëmijët e më vjen keq as për mësuesit, mësuesit duhet ti dorëzojnë në fillim të mësimit dhe ti marrin në fillim të mësimi dhe në muajin e parë duhet ta bëjmë muaj edukimi.

Muajin e dytë merren dhe hidhen në plehra nuk i kthehen më atij që e ka, se janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor.

Dhe ç’bëjmë me lëndët ndotëse me rrezikshmëri të lartë? I varrosim dhe i riciklojmë.

Ndërkohë që po përgatitemi edhe për vendimin që të heqim celularët nga institucionet që janë bërë si klube interneti të gjithë”- tha Rama.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet