Çekia legalizon marihuanën – lejohet kultivimi në shtëpi!

Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka nënshkruar një ligj të ri që dekriminalizon pjesërisht kanabisin, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në politikën e vendit ndaj përdorimit personal të marijuanës.

Sipas ligjit të ri qytetarët çekë lejohen të ruajnë deri në 100 gramë marijuanë në shtëpi. Mund të mbajnë me vete deri në 25 gramë në hapësira publike si dhe lejohet kultivimi i deri në tre bimëve të marijuanës në kushte shtëpiake për përdorim personal.

Kjo është një lëvizje e rëndësishme drejt liberalizimit të politikave të drogës, duke e vendosur Çekinë në mesin e vendeve evropiane më tolerante ndaj përdorimit të kanabisit, shkuan forbes.

Synimi i kësaj reforme është reduktimi i penaliteteve për përdoruesit individualë, promovimi i përdorimit të sigurt dhe të përgjegjshëm, si dhe çlirimi i burimeve të sistemit të drejtësisë nga ndjekja penale e rasteve të vogla.

Megjithatë, përdorimi komercial i marihuanës mbetet i ndaluar dhe çdo tejkalim i sasisë së lejuar apo shitja e saj jashtë kornizave të ligjit vazhdon të trajtohet si vepër penale.

Me këtë hap, Çekia i bashkohet një numri gjithnjë në rritje të vendeve që po rishikojnë ligjet e tyre ndaj drogës me një qasje më pragmatike dhe të bazuar në të drejtat e individit.

Kategoritë
BotaLajme