Ç’domethënie ka korona?

Po rrëzohen qytete dhe shtete. Po mbaron jeta sociale dhe ekonomia. Po përfundon mënyra e jetesës sociale që njihnim. Problemi qëndron tek epidemia apo tek paniku? Mos vallë ka dhe frikëra të tjera? Mos po vijnë modele të rinj të ekonomisë, modele të rinj të shoqërisë dhe një rregull i ri botëror?

Shkruan İbrahim Karagül

Korona (Corona) tashmë nuk është tashmë një epidemi virusi, por është një sëmundje.

Ajo u shndërrua në një dallgë frike, në nje erë paniku, në një furtunë shkatërruese.

Sëmundja po merret nën kontroll, e do të merret edhe në vijim. Mirëpo kjo frikë dhe ky panik i shtyn njerëzit, shoqëritë dhe shtetet drejt sjelljeve dhe masave parandaluese anormale.

Përtej parandalimit të epidemisë shohim shenjat e ndërtimit të rregullit të një shoqërie të re.

PO RRËZOHEN SHTETET DHE QYTETET. PO NDRYSHON STILI I JETESËS

Sikur do të përdoret ashtu si një mjet lufte, si një mjet hakmarrjeje, një metodë sulmi për të rrëzuar shtetet.

Kjo do të thotë se do të mbetemi ballë për ballë me një realitet krejt të ri përtej së qenit një çështje shëndetësore.

Po rrëzohen shtetet. Po rrëzohen qytetet. Po rrëzohet tregtia. Po rrëzohet industria.

Po mbyllen shkollat. Adhurimet kolektive ndalohen.

Po ndryshon stili i jetesës që kemi pasur deri më sot.

Po ndryshon stili i marrëdhënieve me njëri-tjetrin, i sjelljeve me njëri-tjetrin, zhduket besimi.

Po rrëzohet dëshira, vullneti dhe aftësia jonë për të jetuar. Fusha e jetës sociale po merr goditje të rënda.

Do të ngrihen pikëpyetje mbi panikun që shkakton sëmundja, mbi kapitalizmin, ekonominë e tregut të lirë, mbi stilin perëndimor të jetesës.

Më e rëndësishmja po ngushtohet fusha e lirive. Madje në të gjithë fushat e jetës. Duke nisur që nga sjelljet e përditshme të njeriut e deri tek veset politike. Korona po na detyron të gjithëve të pranojmë një stil të ri jetese.

IRANI MBART SËMUNDJEN NGA AFGANISTANI DERI NË LIBAN

Irani u paralizua për shkak të virusit. Sado që mundohen të japin një pamje sikur janë “indiferentë”, shkollat janë pushim, tyrbet janë mbyllur, namazet e Xhumasë nuk falen, qytetet janë dorëzuar përballë epidemisë.

Të afërmit e Hamanej vdiqën, deputetët vdiqën, u anulua madje edhe fjalimi i Nevruzit. Thuhet se numri i të vdekurve është më i lartë se numri që është deklaruar.

Në linjën Afganistan, Iran, Irak, Siri dhe Liban ka një trafik të dendur të luftëtarëve të huaj dhe luftëtarë të ardhur nga Irani dhe ky trafik e mbart sëmundjen në çdo shtet.

Kina, si atdheu i virusit është prej javësh në karantinë. Qytetet u dorëzuan. Tregtia dhe prodhimi thuajse ndaluan. Ekonomia kineze, e cila pritej të kalonte atë amerikane po rrëzohet me shpejtësi.

Kontrolli i rreptë i rregullit qendror shtetëror ndoshta arriti sukses në parandalimin e përhapjes. Mirëpo edhe në Kinë mes informacioneve të deklaruara dhe realiteteve ka dyshime serioze se ka gremina të tëra me ndryshime.

ITALIA E PRANOI DISFATËN

E gjithë Italia u mor nën karantinë, shteti e pranoi disfatën.

İtalya’nın tamamı karantina altında alındı, ülke pes etti. İnsanlara evlerinden çıkmama çağrısı yapılıyor. Okullar kapalı, turizm bitti, şehirler hayalet şehirlere döndü, bütün toplu etkinlikler iptal edildi.

Shteti i parë që u dorëzua për shkak të epidemisë së virusit është “Italia”. Ndjehen shqetësime se ashtu siç ndodhi në Itali do të ndodhë edhe në shtetet e tjerë të Europës Jugore.

Luftërat globale tregtare hynë në një epokë të re për shkak të koronës. Për shkak të epidemisë nuk ndaloi vetëm prodhimi, por edhe udhëtimi dhe turizmi. Ndaluan edhe aktivitetet arsimore dhe kulturore.

TËRMETI I NAFTËS ËSHTË SHEMBULLI I PARË

Si rrjedhojë u prish edhe ekuacioni i naftës dhe energjisë. Mosmarrëveshja mes Rusisë, SHBA-së dhe Arabisë Saudite zbriti gjysmë për gjysmë çmimet e naftës, u rrëzuan borsat dhe tregjet.

Në cilat fusha të tjera përjetohen rrëzime dhe rënie përveç se në fushën e naftës? Cilat armë përdorin shtetet përballë njëri-tjetrit? Dalja në pah e instinktit të mbrojtjes në vend të solidaritetit në periudhat e jashtëzakonshme mund të shkaktojë konflikte mes shumë shteteve.

TRASHËGIMTARI I FRONIT E VLERËSOI SI MUNDËSI SËMUNDJEN, NISI PASTRIMIN E RIVALËVE

Thuhet se Arabia Saudite do të jetë qendra e sëmundjes, e më pas do të jetë Egjipti. Edhe EBA bashkë me shtetet e Korfuzit vlerësohen në këtë kuadër.

Por duket se këta shtete, më shumë se sa të luftojnë ndaj sëmundjes, e shndërrojnë atë në një mundësi për qëllime politike. Trashëgimtari i fronit të Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman, përdori koronën si justifikim dhe thuajse futi gjithë shtetin në juntë ushtarake.

Nisi të pastrojë kundërshtarët e tij, t’i arrestojë ata. Për shkak të pastrimit ndaj koronës u ndalua tavafi në Qabe, u shpall pushim nëpër shkolla, u kyç i gjithë sistemi. Edhe kjo bën të lehtë kontrollin.

LAJMËTARËT E TË ARDHMES: SISTEMET E RINJ POLITIKË, MODELE TË RINJ EKONOMIK…

Mjaft shtete e vlerësojnë sëmundjen në të njëjtën mënyrë. I hedhin në plan përllogaritjet e tyre duke përdorur atmosferën psikologjike që ka formuar korona. Gjithsesi nuk pati mbetur një sistem i quajtur ndërkombëtar. Tani u kyç i gjithi.

Sugjerimi im është që të mendojmë pjesën pas koronës. Të mund të masim prirjet e reja politike, sociale dhe kulturore. Të lodhim mendjen mbi stilet e reja të jetesës. Të analizojmë rrjetet e reja sociale.

Duket sikur do të formohen modele të rinj të shoqërisë, të politikës, të marrëdhënieve individuale, të individualiteteve. Madje do të formohen sisteme të rinj politkë. Po ashtu edhe modele të rinj ekonomikë.

Korona duket si lajmëtarja e të ardhmes.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet