Çdo 20 sekonda në qiellin e Turqisë kalon një avion

Në periudhën 7-mujore të vitit (janar-korrik 2019) në hapësirën ajrore të Turqisë janë realizuar 1 milion e 148 mijë e 426 fluturime, nga të cilat 272 mijë e 557 kanë qenë transit.

Në periudhën 7-mujore të vitit (janar-korrik 2019) në hapësirën ajrore të Turqisë janë realizuar 1 milion e 148 mijë e 426 fluturime, nga të cilat 272 mijë e 557 kanë qenë transit. Kjo do të thotë se në çdo 20 sekonda në qiejt e Turqisë ka kaluar 1 avion.

Sipas informacionit të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve (DHMI), numri i pasagjerëve që udhëtojnë me aeroplan është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Në 10 vitet e fundit, numri i pasagjerëve të transportuar me rrugë ajrore ka shënuar një rritje prej 157 për qind dhe nga 45 milionë është rritur në 116 milionë.

Në vitin 2002 vetëm “Turkish Airlines” (THY) realizonte fluturime të rregullta në 26 destinacione nga 2 qendra në Turqi. Kurse sot në linjat e brendshme operojnë 6 kompani, të cilat realizojnë fluturime në gjithsej 56 vendmbërritje nga 7 qendra.

Numri i fluturimeve jashtë vendit nga 60 që ka qenë në 2003, sot ka arritur në 296 destinacione në 119 vende.

Numri i fluturimeve që janë realizuar në hapësirën ajrore turke, përfshirë edhe mbikalimet tranzit, në periudhën janar-korrik është 1 milion e 148 mijë e 426.

Kështu në qiellin e Turqisë ka kaluar një aeroplan për çdo 20 sekonda.

Mbikalimet tranzit janë rritur me 3,2 për qind gjatë kësaj periudhe.

Numri i fluturimeve tregtare në këtë periudhë është regjistruar me 753 mijë e 545. Pra 86 për qind e avionëve që kanë bërë ulje-ngritje i kanë realizuar fluturimet për qëllime tregtare.

Deri në fund të korrikut trafiku i brendshëm i aeroplanëve është llogaritur me 393 mijë e 162, kurse trafiku ndërkombëtar ka qenë 875 mijë e 869.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet