Çavusoglu: ShBA nuk e mbajti fjalën në veri të Sirisë, tani do të vazhdojmë vet me planin tonë!

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu akuzoi sot SHBA-të për mosmbajtje të premtimit nga ana e tyre lidhur me veriun e Sirisë për shkak të angazhimit të saj me grupet terroriste PKK/YPG.

Çavuşoğlu këto vërejtje i bëri gjatë konferencës së përbashkët për mediat me homologun e tij malazez Srdjan Darmanoviç, raporton AA.

“Hapat e ndërmarrë ose që thuhen se janë ndërmarrë janë hapa kozmetikë”, i përshkroi ai veprimet e SHBA-së në lindje të lumit Eufrat.

Turqia dhe personeli ushtarak i SHBA-së përfunduan të dielën patrullën e parë të përbashkët për formimin e një zone të sigurtë në lindje të Eufratit në veri të Sirisë.

Patrulla u mbështet nga mjete ajrore pa pilot dhe helikopterë.

Më 7 gusht, zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë ranë dakord për krijimin e zonës së sigurt në veri të Sirisë dhe krijimin e një korridori paqeje për të lehtësuar lëvizjen e sirianëve të zhvendosur që duan të kthehen në shtëpi. Ata gjithashtu ranë dakord për krijimin e qendrës së përbashkët operacionale.

YPG është dega siriane e grupit terrorist PKK, e cila ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve në Turqi, përfshirë shumë fëmijë, gra dhe foshnje, për më shumë se 30 vjet.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet